Ka vdekur kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Bastri Dubova, i cili ishte pjesë e listës zgjedhore të Partisë Liberale Egjiptiane.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Veton Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Berisha tha se Dubova ishte shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune
“Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z.Bastri Dubova , aktivist kombëtarë, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit! Bastri Dubova është shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune z. Xhafer Gashi, falë punës dhe angazhimit të tij rreth në të mirë të qytetarëve të Obiliqit”.
“Mikun tonë do ta kujtojmë përgjithmonë si një aktivist i palodhur, burrë fisnik e bujar! Humbja e tij është e madhe për familjen, miqtë dhe për gjithë komunitetin tonë Egjiptian. Kontributi dhe angazhimi i tij do të mbetën gjithmonë të çmuara dhe të paharruara”.
“Njoftojmë se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më datë 16.12.2025 në fshatin Medvec Komuna e Lipjanit duke filluar nga ora 12:00h! Partia Liberale Egjiptiane, sot do i ANULOJ të gjitha aktivitetet zgjedhore në kujtim të punës dhe veprës së të ndjerit z. Dubova! Fotografia më poshtë është fotografia e fundit e z.Dubova, e cila është realizuar më 14.12.2025, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit”, ka shkruar ai./Klankosova.tv


