Ndërroi jetë profesori Nuhi Vinca
Aktorja Ilire Vinca ka njoftuar se ka humbur njeriun më të shënjtë – babin e saj, profesorin Nuhi Vinca.
Nuhi Vinca i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, do të përcillet për banesën e fundit gjatë ditës së nesërme, në varrezat në Arbëri të Prishtinës – Kosovë.
Me këtë rast, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, në ora 10 do të mbahet edhe mbledhje komemorative.
Kujtojmë se Nuhi Vinca është vëllai i shkrimtarit Agim Vinca.
Biografia e shkurtër e Nuhi Vincës.
Nuhi Vinca ishte poet, shkrimtar dhe përkthyes nga Struga, Maqedoni e Veriut. Ai lindi në vitin 1932 në Veleshtë të Strugës. Shkollën filore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen (normalen) në Shkup më 1953 kur e botoi dhe të parën vjershë për të rritur me titullin “Lamtumirë shkollë” në revistën “Zani i rinisë”. Ka kryer fakultetin filozofik. Dhjetë vite me radhë, që prej hapjes së Gjimnazit të Strugës, punoi si profesor në këtë institucion arsimor.
Më pas u shpërngulën në Prishtinë, ku edhe veproi dhe jetoi deri më sot.
Tituj të veprave
Dallgë jugu – (1967)
Vrulle lirike – (1971)
Aty buzë liqenit – (1986)
Те guri i kufirit – (2000)
Trilogji lirike – (2003)
Lirika popullore shqiptare e dashurisë (Monografi shkencore) – (1989); IAP – Prishtinë
Këngë të ndryshme popullore (Në pesë pjesë), botim i IAP,Pr. – (1982)
Antologji e lirikës popullore shqiptare – (2004) Antologji e lirikës popullore shqiptare të dashurisë – (2005)
Lirika popullore shqiptare në trevën e Strugës (Studim Monografik) – (1992 dhe 2003)
Lulja e Parë – (Pjesërisht e botuar)
Kënge pune e pushimi – (1965)
Një Ylber Për Ty -(1972)
Legjenda e Peshkatarit – (1978)
Kënga e Lahutarit – (1979)
Sa gjuhë i di Danubi – (1999)
Shihni Si Vijnë Dallgët – (Poezi)
Te Deum Laudamus – (per N.Terezën)
Aty Buzë Liqenit II – (2009)
Vjersha e Tregime – (2009)
Veleshtare Moj – (2011)
Arketipet e – (2011)
Pendimi – (tregime)(2009)
Çaste Përjetësie në Kontekst Poezie – (zgjedhje)