July 23, 2024
Kosovë

Qeveria e Kosovës një minutë heshtje për viktimat Srebrenicës, Kurti flet edhe në gjuhën boshnjake

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka përkujtuar viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Në nderim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës kabineti qeveritar ka mbajtur një minutë heshtje.

“Këtë vit shënojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë masakrat e kryera në vendin tonë nga Serbia përkujtojmë të gjitha viktimat e luftërave të viteve të 90-ta në Ballkan. Përkujtojmë me dhimbje 8372 viktimat e Srebrenicës të vrarë e të zhdukur nga Serbia në masakrën më të madhe të ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore”.

“Pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë, kadetë e veteranë të akademisë ushtarake në Beograd parakaluan në një paradë në Prijedor pa leje dhe pa pëlqim të shtetit të Bosnje e Hercegovinës. Pra, vetëm katër ditë para shënimit të përvjetorit të Masakrës së Srebrenicës. Ndërsa ne sot po i bashkohemi memorializimit të 11 Korrikut”, tha Kurti.

Ai më pas foli edhe në gjuhën boshnjake./Express/