May 6, 2024
Maqedoni

Vendoset sërish ‘semafori’ në tunelin Bllacë – Shkup, vazhdojnë punimet

Nga sot do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit në tunelin Bllacë – Shkup. Automjetet do të kalojnë në mënyrë alternative.

“Nga sot do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin në stacionazhin km 6+326 deri në km 6+366, në anën e djathtë të tunelit, drejtimi Bllacë – Shkup, për shkak të punimeve ndërtimore – rehabilitim të tunelit, njoftojnë nga LAMM.

Do të ketë sinjalizim ndriçues me kalim të alternuar të automjeteve.