May 17, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë prej kor onavirusit infermierja nga Kërçova, Mirlinda Azizi

Pandemia e Covid-19 i mori jetë një tjetër personeli mjekësor, transmeton “Plusinfo”.

Bëhet fjalë për një infermiere 28-vjeçare nga spitali i përgjithshëm në Kërçovë e cila humbi betejën dje për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, këtë informacion për portalin e konfirmoi drejtori i spitalit të përgjithshëm në Kërçovë, Dr. Stanko Trpeski.

Drejtori Dr. Trpeski, duke shpjeguar situatën e infermieres me Covid-19, sqaroi se ajo nuk ishte vaksinuar për arsye të tjera shëndetësore.