Ka ndërruar jetë pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Hasime Muqolli.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Lajmi është bërë i ditur nga familjarë, kolegë dhe miq të saj.

Muqolli ishte pjesëtare e Policisë së Kosovës që nga viti 2001. Ajo ka shërbyer për më shumë se dy dekada në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

Muqolli do të kujtohet për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë.

Varrimi i saj do të bëhet sot, më 25 gusht, në ora 16:00, në varrezat e fshatit Katundi i Ri.

Familjarë, kolegë dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të zyrtares së nderuar të Policisë së Kosovës.

sqShqip