April 29, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë pishtari i arsimit shqip në Likovë e Kumanovë, profesor Feim Ramadani

Sot ndërroi jetë veterani i arsimit shqip në trevat e Kumanovës, prof. Feim Ramadani.

Ai ishte anëtar i familjes së njohur intelektuale dhe patriotike me prejardhje nga Sllupçani, që jetojnë në fshatin Opajë, poashtu komuna e Likovës.

Lajmin e kanë bë të ditur familjarë të tij. “Zoti e mëshiroftë ! Varrimi bëhet nesër, më 15. 06.2023, me namazin e drekës. “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen”. Profeti Muhamed a.s ka thënë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra; dy kthehen, ndërsa njëra mbetet me të. E përcjellin atë familja, pasuria dhe puna e tij; kthehen familja dhe pasuria, ndërsa me të mbetet puna(veprat) e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)”, thuhet në njoftimin e familjarëve të prfesor Feimit.