Ka ndërruar jertë veterani i arsimit nga Tupalla që edukoi breza të tërë në Medvegjë dhe Prishtinë

Me dhembje e pikëllim të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se, ka ndërruar jetë:

ZEQIR KADRIU
1953 -2026
nga Tupalla e Medvegjës

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 13.01.2026, e marte në ora 12:00 në varrezat e Arbërisë ish Dragodanit. E pamja mbahet për 3 ditë në London kafe afër shtëpisë së ndjerit.

Kush ishte Zeqir Kadriu

Një figurë e respektuar e arsimit shqiptar, veterani i arsimit dhe arsimtari i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e gjeneratave të tëra në Medvegjë dhe më gjerë. Për shumë vite me radhë, ai shërbeu me përkushtim në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë, ku u bë shembull i përkushtimit profesional dhe dashurisë për dijen dhe gjuhën shqipe.

Me punën e tij të palodhshme, ai kontribuoi ndjeshëm në formimin arsimor dhe kombëtar të nxënësve, duke edukuar breza të tërë me vlera të forta arsimore, kulturore dhe atdhetare. Pas luftës, veprimtaria e tij arsimore vazhdoi edhe në Prishtinë, ku u vlerësua dhe u lavdërua për profesionalizmin, përvojën dhe ndikimin pozitiv në sistemin arsimor.

Kontributi i tij mbetet një pasuri e çmuar për arsimin shqiptar dhe një shembull frymëzues për mësimdhënësit e rinj, duke dëshmuar se arsimi është një mision që lë gjurmë përjetësisht.

Medvegja.net i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familes Kadriu duke e lutur Krijusin e Universit që të ndjerën ta shpërblej me Xhenet!

sqShqip