May 5, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë Hfz. Gjylnear ef. Ferati, njeri i urtë, i qetë, me bagazh fetar dhe intelektual

Ka ndërruar jetë Hfz. Gjylnear ef. Ferati nga Gostivari, njeri i urtë, i qetë, me bagazh fetar dhe intelektual.

Me këtë rast kanë arritur ngushëllime të shumta, në mesin e të cilëve edhe nga kryetari i ASH-së dhe Gostivarit, Arben Taravari.

“Me dhimbje pranova lajmin e ndarjes nga jeta të Hfz. Gjylnear ef. Ferati

Do të mbahet mend si njeri i urtë, i qetë, me bagazh fetar dhe intelektual, i cili tërë jetën e tij ia përkushtoi Islamit dhe praktikimit të tij, si dhe edukimit të gjeneratave në frymen e fesë dhe të mirës së përgjithshme.
Në emër të komunës së Gostivarit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të tij.
Qoftë i Zotit ky njeri i mirë!”, shkruan në ngushëllimin e Taravarit.