May 19, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë biznesmeni i njohur strugan

Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur strugan, Nafis Dauti.

Ai është themeluesi i kompanisë së njohur Vakçare nga Struga që e menaxhoi me sukses nga viti 1991. Kjo kompani ishte e fokusuar në biznesin e transportit, kryesisht të udhëtarëve, por me investime edhe në fusha tjera.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e vendlindjes në Ladorisht në ora 11:00.(INA)