May 16, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë afaristi i njohur nga Vaksinca e komunës së Likovës, Skender Isufi

Ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare afaristi i njohur nga fshati Vaksincë i komunës së Likovës-Kumanovës, Skender Isufi, shkruan Televizioni News.

Skenderi në mesin e shokëve ishte i njohur si njeri i urtë, i qetë, i hareshëm, i shoqërueshëm, andaj vdekja e tij i ka mërzitur të gjithë ata që e kanë njohur.

Varrimi i të ndjerit behet nesër ne f. Vaksinc pas namazit te xhumas (pas ores 13:00)