BallinaMaqedoni

Ndërprerje në dy vendvotime në Tetovë shkaku i “fingerprintave“

Nga Komisioni Komunal Shtetëror njoftojnë se në Tetovë për momentin ka ndërprerje në dy vendvotime, bëhet fjalë për një vendvotim në Tetovë dhe një në fshatin Bozovcë.

“Kontaktet që i ka pasur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) me 177 vendvotime, në 115 vendvotime procesi ka filluar pa asnjë problem. Kemi probleme me pajisjen biometrike në vendvotimin 1977 që gjendet tek objekti i shkollës Liria si dhe me pajisjen biometrike në vendvotimin 2085 që është në fshatin Bozovcë. Mirëpo personat e angazhuar janë në terren dhe po bëjnë përpjekje për rregullimin e të njëjtës”, tha Nazmi Dauti, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë.

Sipas tij nëse nuk tejkalohet problem me pajisjet biometrike, procesi zgjedhor do të vazhdoj me metodën klasike.