MPB Maqedoni njofton se më 25.08.2025 në orën 09:20 në Kërçovë, zyrtarët policorë e privuan nga liria personin F.L (18) nga Kërçova.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Siç thonë nga MPB, ai rreth orës 06:55 në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin “Liria”, ai e përplasi këmbësorin S.Sh. (82) nga Kërçova me një automjet pasagjerësh “Citroen Saxo” me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por në orën 07:10 u kthye pa automjetin.

“Këmbësori S.Sh. pësoi lëndime të rënda trupore dhe pasi mori ndihmë mjekësore në spitalin e Kërçovës, për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, u transferua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku vdiq në orën 21:00″.

“Personi u ndalua në stacionin policor dhe pas një hetimi të plotë dhe dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

sqShqip