Maqedoni

Ndalimi për t’i pranuar në çerdhe fëmijët pa vaksina në Maqedoni, Inspektorati Shëndetësor s’ka kompetenca

Pasi Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse dje dha rekomandim që Inspektorati Shëndetësor-Sanitar të kryejë inspektime të jashtëzakonshme në çerdhe, që të ndalojë pranimin e fëmijëve që nuk janë të vaksinuar me DTP, drejtoresha e inspektoratit Renata Mlladeovska doli sot për të shpjeguar se nuk kanë kompetencë që të kontrollojnë statusin e vaksinimit tek fëmijët. Këtë e bën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sqaroi ajo, duke shtuar se Inspektorati mund vetëm të gjobisë prindërit që për “x” arsye nuk i kanë vaksinuar fëmijët. Rekomandimin e KSI-së, Mlladenovska tha se do ta zbatojnë kur të marrin vendim nga Ministri i Shëndetësisë se i pranon rekomandimet e dhëna.

“Inspektorati shëndetësor-sanitar do të kryejë inspektime të jashtëzakonshme dhe do të ndalojë pranimin e fëmijëve që nuk janë vaksinuar me DTP atëherë kur rekomandimi KSI-së, që është trup këshillues i Ministrit të Shëndetësisë, të bëhet rekomandim i pranueshëm dhe të sillet vendim që Inspektorati shëndetësor-sanitar të urdhërohet që t’i kryejë këto inspektime të jashtëzakonshme në parashkollorë, pra kontrollin nëse është pranuar vaksina DTP nga fëmijët”, tha Renata Mladevovska, drejtore Inspektorati Shëndetësor Sanitar.

Mlladenovska tregoi se deri më tani kanë shqiptuar gjoba, të cilat variojnë prej 300 deri në 650 euro. Ka prindër që pajtohen të paguajnë dënim, por ka edhe nga ana që përfundojnë në gjyq.

“A ka gjobitje deri më tani?

“Po. Ashtu siç na i dërgojnë qendrat e vaksinimit listat e prindërve me emër e mbiemër të fëmijëve me të dhënat personale, i thërrasim për zgjidhje dhe kemi gjobitur mjaft. Çështje më e rëndësishme është se si përfundojnë. Një pjesë e prindërve pajtohen, e paguajnë dënimin, por me këtë nuk e zgjidhim problemin sepse fëmija megjithatë mbetet i pavaksinuar. Nga ana tjetër ka prindër që nuk duan ta paguajnë gjobën dhe përfundojnë në gjyq, ku u jepen vërejtje dhe paguajnë harxhime gjyqësore”, pohoi Renata Mladevovska, drejtore Inspektorati Shëndetësor Sanitar.

Përndryshe, Qendra e Shëndetit Publik më 09 shkurt në territorin e Shkupit ka shpallur epidemi të pertusis. Numri i të sëmurëve nga e ashtuquajtura “kolla e mire” në Shkup arriti në 141, pasi mëngjesin e sotëm janë regjistruar tre raste të reja. Nga 15 marsi priten edhe vaksina kundër pertusis për të moshuarit, ndërsa janë sugjeruar edhe testime për kollën e mirë, në tërë vendin. Pikat e vaksinimit në Shkup punojnë me dy turne.