April 30, 2024
Maqedoni

Drejtori i FITR: Ka projekte të reja për ide biznesi, aplikoni

Drejtori i FITR, Festim Halili ka bërë të ditur se është hapur shpallja e re për aplikim pë startup për projekte inovative, raporton Tetova1.

“🗣🛎 Mundësi e re për të rrinjtë e vendit tonë⁉️ Sot, u shpall thirrja më e re publike #Startup6 për idetë e reja inovative për të zhvilluar sipërmarrësinë vendore.
⛔️NDAL së menduari për emigrim, bëhu kreativ dhe kap mundësinë.
🆘️ Ka SHPRESË edhe në vendlindje! Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik hap konkursin e ri për hapjen e biznesit tuaj të ri inovativ, por edhe për sipërmarrësit aktual, që kanë ide të re inovative.

Ndajmë 2.000 000 Euro për dhjetra projekte të reja të cilat do të jenë më konkurente. Grant deri 40.000 euro për startup-et deri në 3 vjet të reja dhe deri më 80.000 euro për ato deri në 6 vjet të reja.

S’keni kompani? S’ka problem, aplikoni si grup, nëse selektoheni, do keni afat 1 muaj për themelim të kompanisë” ka shkruar Halili.