Ndahet nga jeta një nga pishtarët e dalluar të arsimit në rajonin e Kumanovës
Në moshën 68 vjeçare është ndarë nga jeta pishtari i dalluar i arsimit, Ismail Bilalli nga Vaksinca. Ai me dekada ishte mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën “Rilindja” të fshatit Llojan, ndërsa ishte i shquar edhe për shkrime dhe botime të veprave, ndër të cilat ishte edhe libri mbi traditën dhe vlerat e kësaj treve. Ai ishte i diplomuar për gjuhë dhe letërsi, ndërsa tërë jetën e tij ishte fokusuar në këtë lëmi, duke qenë një promotor i vlerave dhe mësimdhënës i dalluar.
“Ismail Bilalli ishte arqitekt i arsimit dhe kulturës në komunën e Vdekja e Ismail Bilallit do ti mungon Kumanovës dhe Likovës. Madhështia i takon atij, sepse vetë ishte qenie madhështore. Ishte dijetar i mendjes së shquar. Me pikësynimet e tij të larta formoi karkter të lartë me objektiva të spikatura që i sollën mendje të shquar. Njeri me prirje të mëdha profesionale arsimore, krijuese dhe kulturore me veprat e botura dhe të pabotura. Ishte njeri që punonte në ngritjen e ideve mbi shkencën historinë ,,religjionin ,kulturën dhe artin mbi të gjitha mbi identitetin kombëtar. Ishte dietar me kapital të madh njerëzor dhe kombëtar”, ka shkruar ndër të tjera për veprën e tij, profesori Hysen Rrahmani.(INA)