May 7, 2024
Maqedoni

Ndahen 21 vendime në Shtëpinë e Shëndetit-Shkup

Në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup sot janë ndarë 21 vendime, njoftoi drejtori Vullnet Selimi, transmeton Lideri.mk.
“Të nderuar qytetarë, sot jam krenar dhe i lumtur që arritëm të realizojmë 21 vende pune në Shtëpinë е Shëndetit – Shkup.
Që nga marrja e detyrës së drejtorit organizativ në këtë institucion, pa shumë bujë jemi përpjekur të zgjidhim shumë probleme dhe çështje organizative që prekin poliklinikat në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit, por mungesa e resurseve njerëzore ishte një nga problemet më urgjente për të cilën na nevojitej një zgjidhje sa më e shpejtë.
Sot ne nënshkruam 21 vendime pune edhe atë për:
Mjekë
infermierë dhe
personel teknik”, njoftoi Selimi.
Ai shton këto vende pune “nuk i plotësojnë të gjitha nevojat e poliklinikave tona”, por u zotua që në periudhën në vijim “përveç që do të vazhdojmë të përmirësojmë shërbimet shëndetësore, imperativ i joni do të jetë edhe punësim i kuadrit shtesë, sepse jemi të vetëdijshëm se resurset e mjaftueshme njerëzore janë një parakusht bazë për sigurimin e shërbimeve mjekësore me cilësi”./Lideri