Një protestë paqësore është organizuar në Shkup në mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke theksuar unitetin dhe solidaritetin e komunitetit shqiptar.

Organizatorët e protestës nënvizojnë rëndësinë e pjesëmarrjes masive dhe të qetë të qytetarëve, duke theksuar se një zë i bashkuar ka ndikim të madh dhe jehonë jo vetëm në nivel lokal, por edhe ndërkombëtar.

“Protesta paqësore e organizuar në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së është një moment i rëndësishëm kombëtar, ku zëri ynë i bashkuar ka peshë dhe jehonë. Është koha të tregojmë se uniteti ynë është më i fortë se çdo ndarje politike. Mesazhi që përcillet nga Shkupi ka rëndësi të veçantë në arenën ndërkombëtare dhe është një mundësi për të dëshmuar se shqiptarët qëndrojnë krah për krah kur preken çështjet e tyre themelore. Le të jemi të pranishëm, të qetë, dhe të bashkuar”, kështu ka shkruar Nazim Bushi, ish luftëtar i UÇK dhe ish zëvendësministër i MPB.

Pjesëmarrësit janë thirrur të jenë të qetë, të respektueshëm dhe të bashkuar gjatë gjithë kohës së protestës, duke e
bërë këtë një shprehje të fuqishme paqësore të solidaritetit kombëtar.

sqShqip