Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot votoi Propozim-vendimin që Nakil Fetai, jurist, të propozohet për drejtor të Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale.
Gjatë prezantimit para deputetëve, Fetai tha se në punën mbi dhjetëvjeçare në Gjykatën thrmelore, ka pasur pika të përbashkëta me të dhëna personale dhe ndjeshmërinë e tyre dhe se kjo ishte një nga arsyet pse ai aplikoi për pozicionin e drejtorit të AMDHP-së.
Për këtë dhe vendime të tjera që u miratuan në seancën e sotme të Komisionit, Kuvendi duhet të vendosë në seancën e nesërme plenare.
Komisioni shkarkoi dhe emëroi anëtarët e bordeve për ndarjen e çmimeve për gazetari “Mito Haxhi Vasilev Jasmin” dhe çmimeve për të drejtat e njeriut “Meto Jovanovski”.
Si plotësim në përbërjen aktuale të Komitetit për ndarjen e çmimeve të gazetarisë u propozuan Violeta Stojmenova Naumovska, Sasho Ordanovski dhe Biljana Bejkova.
Të propozuar si anëtarë të Bordit për ndarjen e çmimit “Meto Jovanovski” janë Kole Çashule – kryetar, Iskra Koroveshovska, Ljupço Cvetanovski, Dejan Nikollovski, Petar Serafimovski, Sotir Kostov, Aleksandar Kukulev, Sanela Shkrielj dhe Ivan Stefanovski

