Nafta lirohet, çmimet e taksive në Shkup prej sot shtrenjtohen
Edhe pse javën e fundit çmimi i naftës dhe benzinës vazhdumisht lirohen, Këshilli i Qytetit të Shkupit ka miratuar sot vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transportin me auto-taksi të udhëtarëve në zonën e qytetit të Shkupit, shkruan InfoShqip.
Tarifa 1: Fillimi i transportit – 40 denarë, për çdo kilometër të kaluar – 25 denarë dhe për pritje në vend për 1 orë – 300 denarë;
Tarifa 2: Fillimi i transportit – 50 denarë, për çdo kilometër të kaluar – 30 denarë dhe për pritje në vend për 1 orë – 420 denarë;
Tarifa 3: Fillimi i transportit – 60 denarë, për çdo kilometër të kaluar – 35 denarë dhe për pritje në vend për 1 orë – 480 denarë.
Të tria tarifat u miratuan dhe u pranuan nga Shoqata e Taksistëve Ligjorë, Sindikata e Taksistëve dhe Grupi i Taksistëve.
Me rastin e vendosjes së çmimeve të reja të taksive, janë marrë parasysh çmimet e karburanteve dhe faktorë të tjerë.