May 17, 2024
Maqedoni

Ahmeti uron deputetin nga Bujanoci, Shaip Kamberi

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka ritakuar deputetin e Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Ahmeti i uroi suksese për të qenë zë i fuqishëm i shqiptarëve në parlamentin serb.
“Me deputetin e Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, z. Shaip Kamberi u ritakuam për të diskutuar rreth rëndësisë së përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve të Luginës, për peripecitë dhe obstruksionet që u deshtën tejkaluar për realizimin e kësaj kauze demokratike.

E përgëzova z. Kamberin për këmbëngulësinë e treguar dhe i urova shumë suksese në mandatin e ri për të qenë zëri i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin serb.
Në këtë mision ai nuk është vetë, pasi avancimi i statusit demokratik të shqiptarëve të Luginës ka patur dhe do të ketë gjithmonë përkrahjen dhe vëmendjen tonë”, njoftoi Ahmeti pas takimit.