Muzikë dhe aheng në Shkup, mbyllet lokali pasi nuk respektoi masat për mbrojtje nga virusi
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas raportimeve rreth orës 21:50, policia dhe Inspektorati i Tregut kanë kryer kontrolle të përbashkëta në një objekt gastronomie në fshatin Jurumleri të Shkupit, transmeton Alsat.
Në objektin nën pronësi të 39-vjeçarit A.Sh. janë gjetur 15 persona, muzikantë dhe një këngëtare, pas çka Inspektorati Shtetërorë i Tregut ka mbyllur objektin për mos-respektim të masave kundër Covid-19.
Policia njofton se personat e kapur në objekt janë privuar nga liria dhe janë dërguar në stacion të policisë për procedurë të mëtejme.