May 5, 2024
Maqedoni

22 shkelje të orës policore, 382 gjoba për mosmbajtje të maskës

Nga mesnata e deri në ora 04:00 të ditës së sotme, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka konstatuar 22 shkelje të orës policore. Në ndërkohë po nga ky dikaster njoftojnë edhe për 382 shkelje të tjera që kanë të bëjnë me mosmbajtjen e maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga MPB-ja në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.