Në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, kordinatori nacional Mustaf Veseli përfaqësoi shtetit tonë në cilësinë e vëzhguesit në aktivitetin e Federatës Ndërkombëtare “World Camelids Sport”, i cili po mbahet në Bahrein.
Gjatë organizimit katërditor, Veseli pati takime dhe komunikime me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, ku u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe u shqyrtua edhe potenciali për hapjen e investimeve nga vendet e Gjirit.
Me këtë rast, u ritheksua gatishmëria e shtetit tonë për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar përmes dialogut konstruktiv, shkëmbimeve sportive dhe kulturore, si dhe nismave që synojnë forcimin e marrëdhënieve miqësore mes vendeve.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të rrjeteve të bashkëpunimit dhe promovimit të interesave shtetërore në arenën ndërkombëtare.

