Musa Xhaferi dhe Izet Mexhiti nesër publikisht dalin kundër Ali Ahmetit?
“Grupi i Zjarrit” në krye me Musa Xhaferin dhe Izet Mexhtin nesër publikisht i shkojnë në konak Ali Ahmetit për ta sfiduar dhe treguar se rrugët mund të ndahen përgjithmonë.
Dyshja kryesore Musa Xhaferi dhe Izet Mexhti në mbështetje të Blerim Bexhetit dhe Nevzat Bejtës nesër do të mbajnë tubim në Kërçovë, një fillim dhe një mbarim i një lufte të ashpër mes “Grupit të Zjarrit” në krye me Xhaferin dhe në anën tjetër Ali Ahmeti dhe populli.
“Ju njoftojmë se ditën e hënë (30 janar), në ora 18.30 do të jemi bashkë në Kërçovë, për të realizuar takimin e rradhës me strukturat dhe qytetarët e Kërçovës.
Takimi do të realizohet tek Restoranti Arabella” thuhet në njoftimin e Izet Mexhitit i cili në opinion përflitet se dëshiron të jetë kryetar i BDI-së.
Kjo luftë në hije deri tani, siç duket po merr përmasa të mëdhaja dhe rrugët për ndarje vetëm se kanë nisur, por jo edhe përçarje siç mund të ëndërrojnë shërbimet e ndryshme.
Luftën reale mes Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit e tha vet lideri i BDI-së në një takim me biznesmenët në Tetovë ku kjo luftë apo kjo përçarje nuk është lojë.
Duhet rikujtuar se Musa Xhaferi në 2020 doli kundër Fatmir Deharit dhe Ali Ahmetit për ta rrëzuar imazhin e shqiptarëve në Kërçovë duke u bërë aleat me VMRO-në dhe Mikcovskin dhe nxori Fatmir Limanin si kundër kandidat për Kërçovën.
Edhe Fatmir Limani nga Lëvizja BESA mbrëmë e tha hapur se ka qenë themelues i “Grupit të Zjarrit” dhe gjithçka bëhet për kreun e BDI-së.
Nuk dihet nëse do të jetë fundi i një përplasje dhe Ahmeti do të del publikisht të tregojë edhe një herë se Musa Xhaferi dhe Izet Mexhiti e duan BDI-në apo e duan një BDI të dobët dhe të përçarë duke u shërbyer shërbimeve të ndryshme që shqiptarët të mos kenë fuqinë e duhur në këtë shtet dhe të jenë gjithnjë të gjunjëzuar para palës maqedonase, pasi vetëm të përçarë shqiptarët humbin peshën e tyre./tetovasot