May 1, 2024
Maqedoni

Murtezani: Presim epilogun e bisedimeve LSDM-ASH, ne nuk bisedojmë nëpërmjet mediumeve

Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani sonte në “Top Tema” ka thënë se deri në momenti që nuk ka epilog përfundimtar në bisedimet mes LSDM-së dhe Aleancës, në partinë e tij, Alternativa, nuk duhet se si kjo do të reflektojë mbi marrëveshjen që e kanë me LSDM-në.
“Kemi qëndrim principiel të cilin e kemi përsëritur disa herë, ndërsa ai është se ne nuk e kemi ndërmend të bisedojmë nëpërmjet mediumeve. Vlerësojmë se principet mbi të cilat kemi arritur deri tek ajo marrëveshje janë më të fuqishme se sa dërgimi i porosive nëpërmjet mediumeve, qoftë ajo brifing nga Aleanca ose LSDM. Për këtë gjë ne insistojmë deri në fund në marrëveshjen tonë që e kemi nënshkruar”, theksoi Murteznai.
Sipas tij vet politika është kompromis dhe të gjithë pjesëmarrësit në politik në momente të caktuara janë të gatshëm për kompromise të caktuara, por, sipas tij “nuk mund të arrihet kompromis duke shkelur integritetin e një partie politike e cila para një viti ishte kyçe dhe më meritore që sot ne të kemi shumicë parlamentare”.