Vizita e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lajen, në Ballkanin Perëndimor është mesazh i fuqishëm për mbështetjen e vazhdueshme, partneritetin dhe perspektivën e qartë evropiane për rajonin, thekson ministri për eurointegrime, Orhan Murtezani.
“Sot në Shkup diskutuam përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut, për thellimin e Planit të Rritjes.
E mirëseardhur iniciativa e re për IA-në, respektivisht njoftimi që vendi ynë të jetë një nga dy fabrikat e IA-së – “antenat” e Ballkanit, e cila do të jetë pjesë e rrjetit evropian që do të sjellë mundësi të reja për inovacion, hulumtim dhe zhvillim i teknologjive moderne.
Maqedonia e Veriut ka vend në të ardhmen evropiane që po krijohet sot.
Vazhdojmë me përkushtim në rrugën euroatlantike, me vizion të qartë për një Maqedoni të qëndrueshme, moderne dhe evropiane”, ka shkruar Murtezani pas takimit me kryekomesaren evropiane.