Ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani, sot nga Tirana, duke marë pjesë në Samitin e Liderëve për Planin për Rritje “Rruga jonë drejt BE-së”, njoftoi se së bashku me homologët nga rajoni dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë diskutuar se si Ballkani Perëndimor të integrohet më shpejt dhe më thelbësisht në Tregun e vetëm të Bashkimit Evropian.
“Qëllimi ynë nuk është vetëm të flasim për perspektivën evropiane, por të marrim vendime dhe të implementojmë reforma të cilat qytetarët i ndiejnë në jetën e përditshme: pagesa më të lira dhe më të shpejta përmes lidhjes në SEPA, lidhje digjitale më të mira përmes WiFi4WB në 63 komuna, mundësi të reja përmes Qendrës për Inteligjencë Artificiale “Vezillka”, si dhe pika kufitare më efikase në kuadër të Korridoreve të Gjelbërta.
Vazhdojmë me punë për Maqedoni të Veriut më të fuqishme, më të sigurt dhe më evropiane, në një rajon më të bashkuar”, njoftoi Murtezani.

