“Sot mora zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Sarajit, pas ceremonisë së pranim–dorëzimit të mandatit nga tani më ish-kryetari, z. Iljas Veseli.
Ky moment për mua nuk është vetëm një përgjegjësi, por edhe një nder i madh për të shërbyer me përkushtim ndaj çdo banori të Sarajit, pa dallim përkatësie, ideje apo bindjeje.
Zotohem se do të punoj me nder, transparencë dhe përgjegjësi, duke e bërë komunën tonë një vend të zhvillimit, mirëqenies dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Zoti na ndihmoftë!” – ka shkruar kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi.
