Sot, më 11.12.2025 (e enjte), Muftiu i Muftinisë së BFI-së – Kumanovë, h. Abedin ef. Imeri, në kabinetin e tij priti zv. kryeshefin e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) – Kumanovë, z. Iljasa Zeqiri.
Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi, Muftiu i ndau mirënjohje të veçantë për kontributin dhe organizimin e shkëlqyer gjatë pritjes së imamit të Qabes, dr. Mahir el-Muajkali dhe ambasadorit të Arabisë Saudite me seli në Tiranë, z. Fejsal bin Gazi Hifdhi, në vizitën e tyre të rëndësishme në Kumanovë.
Falënderojmë zv. kryeshefin Zeqiri për profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë për të qenë gjithmonë në shërbim të shoqërisë në përgjithësi.
Muftinia e BFI-së – Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri

