Shefi i diplomacisë së RMV-së, Timço Mucunski do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, që sot dhe nesër mbahet në Belfast.

Ministrat do të diskutojnë për çështje të ndërlidhura me sigurinë evropiane, pajtimin, integrimin rajonal dhe evropain, si dhe për përballjen me migrimin ilegal në kontest të porocesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në takim do të marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian të përfshira në Procesit e Berlinit.

Në margjinat e takimit, është parashikuar që ministri Mucunski do të ketë më shumë takime dypalëshe.

sqShqip