Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar një bisedë konstruktive me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar, gjatë së cilës është rikonfirmuar mbështetja për përpjekjet e koordinuara ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit në lidhje me Iranin.

Sipas deklaratës, ministri theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në rajon, duke nënvizuar se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet partnerëve është thelbësor për paqen dhe parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Ai gjithashtu theksoi se populli iranian, ashtu si të gjithë popujt e rajonit, meriton paqe, stabilitet dhe mundësi për prosperitet.

sqShqip