Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Iran, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen në territorin e këtij vendi të largohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt. Njëkohësisht, apelohet që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore për në Iran.
“Ministria e Punëve të Jashtme ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet linjës telefonike SOS 24-orëshe +389 75 268 736, e-mail adresës: globalsos@mfa.gov.mk, si dhe nëpërmjet linjës telefonike të Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara: +90 539 456 97 102”, thonë nga MPJTJ.

