Maqedoni

MPJ-ja e Maqedonisë me deklaratë për zhvillimet mes Izraelit dhe Gazës!

Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, ka dalë me deklaratë për zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Gazës.

Ka këshilluar qytetarët e vendit, të shmangin udhëtimet drejt këtyre vendeve.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh situatën e përshkallëzuar të sigurisë në Izrael, u sugjeron qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet ose kalimin transit nëpër këtë vend. Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të ndodhur në Izrael, për çdo informacion ose ndihmë shtesë, ju lutemi kontaktoni Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv në numrin e celularit +972549096965 ose ndonjë prej numrave SOS të shpallur në faqen e internetit të Ministrisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë, transmeton TV21.