May 20, 2024
Maqedoni

MPJ e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër sulmin izraelit në Gaza

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut sot nëpërmes një komunikate ka dënuar sulmin në Gaza, në të cilën humbën jetën mbi 100 persona.

“Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmin në Gaza, që mori jetën e shumë njerëzve të pafajshëm teksa prisnin ushqim rreth maunave me ushqime humanitare. Akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Bëjmë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet, ndërsa civilët duhet të mbrohen me çdo kusht”,- thuhet në njoftimin e MPJ-së.