May 16, 2024
Maqedoni

Abetarja e unifikuar nuk zbatohet në shkolla

Abetarja e unifikuar nuk gjeti zbatim në asnjë nga shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoni, pavarësisht paralajamërimeve të bujshme të ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, se e njëjta do hyjë në përdorim nga viti shkollor 2022-23. Ndryshe nga deklaratat e mëparshme, ministri Shaqiri tash thotë se Abetarja e unifikuar është lejuar të bëhet pjesë e sistemit arsimor por duhet kaluar procedurat ligjore se si ky tekst të arrij falas tek të gjithë nxënësit.