May 4, 2024
Maqedoni

MPB: Të shtunën fotografim pa termin për nxjerrje të letërnjoftimit dhe pasaportës, për shtetasit e Maqedonisë që kanë mbushur 18 vjet, e që nuk kanë asnjë dokument biometrik

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se të shtunën (06.04.2024), në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 15:00, do të organizohet fotografim për nxjerrje të dokumenteve personale pa termin për personat që kanë mbushur 18 vjet, e që nuk kanë asnjë dokument biometrik, as letërnjoftim, as pasaportë, shkruan TV21. Nga MPB thonë se kjo po bëhet me qëllim që këtyre qytetarëve, në kohë t’u mundësohet e drejta e votës.