May 18, 2024
Maqedoni

Kursi euro-atlantik i Maqedonisë së Veriut – në asnjë mënyrë nuk duhet ndryshuar!

proklamojnë largim nga opsioni euro-atlantik dhe afrim me opsione që kanë të bëjnë me ndikim të Rusisë. Këto parti janë të udhëhequra nga struktura të VMRO-DPMNE-së e cila për një dëshirë të madhe për të marr pushtetin për interesa lukrative janë në gjendje që të rrezikojmë edhe ardhmërinë e shtetit, duke u vendosur në konflikt permanent me shtetet fqinje dhe inskenim të tensioneve ndëretnike brenda për brenda shtetit”, nënvizoi Ramadani.

“Devijimi nga kursi euroatlantik është i mundshëm edhe njëkohësisht është rrezik shumë i lartë për neve si qytetarë dhe për vendin tonë nëse qytetarët votojnë politikanë dhe parti politike në këto zgjedhje të cilat janë të deklaruar si anti-perëndimor ose dyshojnë haptazi në ardhmërinë e vendit tonë në NATO dhe në BE në mënyrë suptile preferojnë aleanca me Rusinë. Këtu para së gjithash kanë ndërmend parti dhe individë të bashkësisë etnike kryesisht maqedonase por në këto gracka nuk duhet të bien edhe politikanë shqiptarë dhe partitë shqiptare”, analizon Selmani për PRESSonline.al