May 2, 2024
Maqedoni

MPB: Shqiptohen 181 masa në Shkup, 42 për tejkalim të shpejtësisë

SPB Shkup edhe dje (06.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 181 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 masa, nga të cilat 42 masa për tejkalim të shpejtësisë, shtatë masa për drejtim automjetit pa patentë shofer, 14 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Shtatë masa janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 masa për tejkalim të paligjshëm, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, pesë masa për drejtimin e automjeteve nën ndikimin e alkoolit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.