May 9, 2024
Maqedoni

Ministri Lloga sjell një lajm të mirë për banorët e Haraçinës

Komuna e Haraçinës bën pjesë në grupin e komunave ku brenda një periudhe të shkurtër kohore do të hapet zyra për ndihmë juridike falas, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj komune dhe do t’u mundësojë atyre lehtësime në këtë sferë.

Kjo u njoftua në takimin që realizoi dje ministri i Drejtesise Krenar Lloga me Kryetarin e Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, ku u bisedua për temat aktuale, problematikat me të cilat përballen komunat në përgjithësi dhe ajo e Haraçinës në veçanti.

“Kryetari Ibrahimi njoftoi edhe për punët dhe aktivitetet që janë ndërmarrë deri më tani nga udhëheqësia aktuale e Komunës së Haraçinës.

Si ministër i sigurova që Ministria e Drejtësisë, në kuadër të resorit që mbulon, do të jetë në ndihmë dhe mbështetje për të gjitha komunat me qëllim tejkalimin e sfidave të shumta që ato kanë para dhe për shërbimin sa më të mirë të qytetarëve”, deklaroi Lloga.