May 3, 2024
Maqedoni

MPB: Plagoset fëmiu 14 vjeçar në Kumanovë nga një plumb “qorr”

Me datë 23.05.2023 në ora 14:22 policia e Kumanovës është njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës se tek ta është sjellë një fëmijë 14 vjeçar nga Kumanova me lëndim në këmbën e majtë nga një i ashtu quajtur “plumb qorr”.

“Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB. (Lideri)