BallinaMaqedoni

MPB: Një deputet është kapur duke bë presion ndaj votuesve

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka folut edhe për një rast në Negotinë, në kuadër të SPB Veles, ku deputeti i partie të caktuar është kapur duke përdorur të dhëna që duhet të jenë sekrete, gjegjësisht të dhëna që kanë të bëjnë me mjetet e ndara në kuadër të programeve IPARD, ka thirrur persona të cilët kanë qenë përfitues të fondeve të tilla, transmeton Lideri.mk.

– Gjatë ditës së djeshme, kur është dashur të heshtim, ai ka ndikuar që qytetarët e Maqedonisë të japin të drejtën e votës ashtu siç e ka menduar ai, e jo ashtu siç mendojnë se duhet ta ushtrojnë – tha Toshkovski, duke shtuar se për këtë rast është vepruar në koordinim me prokurorin publik kompetent. Deputeti në fjalë nuk është arrestuar.

Toshkovski ka folut edhe për parregullsi në Pallankë, Kumanovë, Kërçovë, e gjetiu. Deklaratën e tij në gjuhën maqedonase mund ta lexoni në këtë Link: https://plusinfo.mk/obidi-za-potkup-prona-deni-pishtoli-i-pari-pratenik-vrshel-pritisok-vrz-glasachi-veli-toshkovski/
/Lideri