May 7, 2024
Maqedoni

173 gjoba për drejtuesit e mjeteve që nuk i lënë këmbësorët të kalojnë në vizëbardha

Ministria e Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.01.2022) ka zhvilluar një kontroll të intensifikuar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk i lënë këmbësorët të kalojnë në vendkalimin e këmbësorëve, përkatësisht nuk respektojnë detyrimet si drejtues mjetesh.

Janë sanksionuar 173 drejtues mjetesh, prej tyre 104 në territorin e Shkupit, 26 në SPB Tetovë, 16 në SPB Veles.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 134 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion. Ministria e Brendshme do të vazhdojë me kontrolle të tilla edhe sot dhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve që gjithmonë t’i lëshojnë këmbësorët, përkatësisht të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. Gjithashtu apelojmë tek këmbësorët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse do të sanksionohen për mosrespektimin e rregullave. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.