Maqedoni

MPB me qendër të re trajnimi multimediale, synon një forcë policore më efikase dhe profesionale

MPB me një qendër të re trajnimi multimedial që synon një forcë policore më efikase dhe profesionale.
Sot në Qendrën për trajnime të MPB-së në Idrizovë zyrtarisht është hapur Qendra Multimediale e Trajnimeve të MPB-së, e cila realizohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i sistemit arsimor hibrid në MPB të Maqedonisë”.
Qendra është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe paraqet një hap real përpara në modernizimin e trajnimeve dhe krijimin e kushteve për përmirësimin e aftësive dhe njohurive të të gjithë pjesëtarëve të MPB-së përmes integrimit të mjeteve inovative hibride dhe multimediale të të mësuarit.
Qendra Multimediale nuk është thjesht një objekt i ri, por një mundësi e vërtetë e re për zhvillim dhe progres, pasi do të jetë një vend për trajnime të vazhdueshme që do të përmirësojë efektivitetin dhe profesionalizmin e të gjithë punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Vall, nënvizoi se kjo qendër është krijuar për zhvillimin dhe zbatimin e programeve dhe trajnimeve efektive, multidisiplinare duke përdorur mjete virtuale. Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut edhe një herë po udhëheq rrugën në synimet e saj për të përmirësuar trajnimin e policisë dhe shprehëm bindjen tonë për një partneritet të vazhdueshëm dhe të frytshëm në të ardhmen.