May 30, 2024
Maqedoni

MPB: Janë gjetur dy vajzat që dje u zhdukën në Shkup

MPB ka njoftuar se dy vajzat që dje u zhdukën në Shkup janë gjetur dhe janë shëndoshe mirë, shkruan Lideri.mk.

Sipas kumtesës zyrtare, vajzat janë gjetur mbrëmë rreth orës 23 e 50 minuta në bulevarin “Boris Trajkovski”.

Dy vajza të mitura nga Strumica , Antonija Jankova (12) dhe Radmila Ivanova (14) u denoncuan të zhdukura dje rreth orës 16 nga mësuesja e tyre, me te cilën kishin ardhur në ekskursion në Shkup.

Fotoja e tyre u shpërndanë rrjetet sociale dhe kërkohet nga qytetarët që të ndihmojnë në kërkim.

Të dyja vajzat janë shoqe nga i njejti fshat i Strumicës, ndërsa siç thanë familjarët e tyre, shokët dhe shoqet e klasës kanë tentuar t’i lajmërojnë sapo e kanë kuptuar se nuk gjenden askund, por përpjekjet kanë qenë të kota, pasi telefonat e ty dyja vajzave janë të fikur. (Lideri.mk)