May 17, 2024
Maqedoni

Fejzi Aziri: Zotëri deputet, kur me djalin tënd ike nga shtëpia, s’të shkoi mendja te Almiri i vogël?

Shkruan: Fejzi Aziri, i dënuar për rastin ’’Monstra’’

(Lëtër e hapur deri te deputeti i zgjedhur nga populli z. Kastriot Rexhepi)

Urime për bindjet Euro – Atlantike!!! Së pari, dua të përuroj qe ishe kujdes shumë për fëmijët tuaj, shëndetin dhe interesin tënd e cila në fakt është e drejtë elementare, por ju, kur jeni kandiduar si deputet, si përfaqësues i popullit, jeni betuar se: “Unë do të jem mbrojtës i popullit tim, interesat dhe shëndetin tim do ta lë anash dhe do të jem gardian i popullit tim, pasi që ju ma keni dhënë besimin! Sigurisht, këtë deklaratë e keni parasysh! Unë, po t’i bëj disa pyetje në emër të qytetarëve dhe në emrin e një të burgosurit politik, botërisht të ditur, siç është rasti “Monstra”, dhe shumë raste tjera të cilat u montuan nga ish regjimi i Gruevskit, ku ju jeni edhe përfaqësues i tyre. I atyre që ta dhanë besimin për t’i përfaqësuar dhe për t’i mbrojtur lirinë dhe të drejtat qytetare, drejtë dhe pa hile. Z. Rexhepi, a nuk ishit ju më i zëshmi nëpër tubime, debate televizive, takime me qytetarët, ku thoshit se rastet e montuara nga vetë shteti, do të zbardhen dhe kurr më nuk do të lejojmë që të montohen raste të tilla dhe të gjykohen padrejtësisht? Ju ishit zotëri deputet, së bashku me Muhamet Zeqirin, që e rrahshi gjoks se nuk do të lejojmë që shteti të inskenojë, të montojë dhe të gjykojë padrejtësisht raste të montuara nga trekëndëshi parapolicor – prokuror – gjyqësor, i përkrahur nga politika. Ju, dhe shumë të tjerë, të cilët i shfrytëzuat protestat e popullit, të cilët dolën në përkrahje të rastit “Monstra”, u bëtë deputet, dhe tani po luftoni për pozita ministrore e drejtori të ndryshme. Pirolla u qoftë! Por, ku mbeti ai zë i fuqishëm? Pasi që u bëtë të famshëm nga ky rast, asnjëherë nuk e pate të arsyeshme të vini si deputet e të përcillnit një seancë gjyqësore, të kishit qasje drejtë për së drejti në argumentet që prezantoheshin aty, ku së paku do t’ia bënit me dije Trupit gjykues se jemi në përcjellje e sipër dhe në monitorim të këtij rasti. Por. Jo, nuk e bête. Për çfarë arsye, vetëm ju e dini, apo përndryshe nuk do t’i merrnit beneficionet. Pikërisht në mandatin tuaj zotëri deputet, ku edhe ju ishit pjesë e qeverisë “Zaev 2”, që e heshtët inskenimin dhe dënimin e rastit politik “Monstra 2”, me datë 23-02 202, për të dytën here, përsëri u dënuan shqiptarët e pafajshëm me burg të përjetshëm, nga një Trup gjykues dhe gjykatës(fashistë), i cili as që është i futur dhe i cili nuk figuron në sistemin e akmisit, atje ku çdo gjë është e paraparë me ligj, por për fat të keq, kur janë shqiptarët në pyetje nuk ka rregulla, nuk ka transparencë dhe nuk funksionon as “Akmisi”, por, funksionon sistemi i përpunuar mirë, pra, sistemi i “tefterit apo i porosisë”(!!!), dhe si për çudi, njëherë nuk t’u dëgjua zëri!? Përse …? Sa për t’a pasur në dijeni, gjykatësi dhe prokurori, nuk u zgjodhën me akmis, por me porosi për këtë “tender gjykues”, të cilët me nënshkrimin tuaj dhe të shumë deputetëve shqiptarë e morën shpërblimin dhe u avancuan në pozita më të larta, për punën e kryer. Ose ju, në qoftë se ke qenë i bindur se rasti “Mostra 2” nuk është i porositur nga qeveria “Zaev 2”, dhe se gjyqi ka punuar drejtë, atëherë zotëri deputet, përse nuk dolët publikisht dhe me thënë se, me të vërtetë shqiptarët janë autorët e këtij rasti dhe me u bë thirrje qytetarëve të mos dalin në protesta, ashtu siç ishte rasti në kohën e “Monstra 1”, kur Nazim Bushi dhe disa tjerë nga BDI-së, të frikësuar dhe të brengosur që të mos i humbin pozicionet dhe karrierat e tyre u bënin thirrje qytetarëve: “mos dilni në protesta se këta janë autorët e rastit”, ku pastaj thirrja anti-protesta përfundoi me të vetmen deklaratë të ’’famshme’’ nga kryetari i BDI-së, se, në Maqedoni, akoma kemi gjykatës fashist! Të kishe dalë njësoj siç dole hapur dhe e përkrahe qeverinë Zaev për ta çuar shtetin në Bashkimin Evropian (BE) së bashku me “Zaev 2”! Pra, këta “trima”, vepruan dhe i parandaluan protestat e asaj kohe në të cilat kërkoheshte vetëm drejtësi, por edhe ju sot që e heshtët dhe e konvertuat pafajësinë e shqiptarëve me pozicionet dhe karrierat e juaja! A mendoni vallë se, në BE mund të shkohet me gënjeshtra dhe me gjyqësor të shkatërruar dhe korruptuar, ku vendimet ndahen sipas ndikimit politik, me porosi dhe me lekë, ku qytetaret e kanë më se të qarte, por kur është më se e qartë se në secilin raport vjetor, BE-ja gjyqësorin u’a kanë vlerësuar me notën”Zero-0”! Zotëri deputet, kur e more djalin tënd e u largove nga shtëpia jote për çështje sigurie, a nuk të shkoi ndërmend Almiri i vogël kur i’a murrën jetën pranë të ëmës dhe autorin e krimit Boban Iliç, i cili me qëllim deshi t’ia vret edhe babain edhe të ëmën, Zoran Zaev e pëshkruajti si aksident trafiku! Z.deputet, kur u largove nga shtëpia jote, gjoja për çështje sigurie, për t’a shpëtuar karierën e Zoran Zaevit dhe për përfitime personale, të cilën e bëre në “emër të Bashkimit Europian”, a nuk të shkoi ndërmend, a nuk të breu ndërgjegjja, se, sa nëna, gra, motra shqiptare i le duke vajtuar për djemtë, burrat dhe vëllezërit e tyre që po kalbën burgjeve të R së Maqedonisë Veriore?! A po dyshoni në faktet që dolën nga një Institut i pavarur për rastin “Alfa” se viktimat shqiptare që po mbahen padrejtësisht në burgun e Idrizovës për këtë rast, në fakt nuk janë ata të cilët janë të filmuar në vendin e ngjarjes?! Jam i bindur se e dini, por karriget në pushtet, janë më të ëmbla se tragjeditë e popullit! P.S. Sidoqoftë, ndoshta rrogat i merrni me kohë, bashkë me benefitet tjera, që i ndan populli nga kafshata e gojës..