May 29, 2024
Maqedoni

MPB-ja shënon 7 majin – Ditën e policisë së RMV-së

Në Shkup sot u shënua 7 maji – Dita e policisë. Manifestimi qendror u mbajt në parkun e komunës së Aerodromit, ndërsa në të morën pjesë përfaqësues dhe zyrtarë të lartë të MBP-së. Disa prej të pranishmëve theksuan rëndësinë e veçantë për të pasur një polici të përgatitur mirë dhe në detyrë, e cila do të jetë gjithmonë në shërbim të plotë të qytetarëve dhe të vendit.
Për të ndodhur kjo, u tha me këtë rast se duhet të përmirësohen kushtet për punë të nëpunësve policor për të përballur me sfidat e këtij profesioni.
Gjatë shënimit të ditës së 7 majit morën pjesë edhe përfaqësues të korit diplomatik në vend dhe në kuadër manifestimit njëherit u prezantua ekspozitë e pajisjeve të ndryshme të njësive policore.
Me këtë rast u potencua edhe njëherë se institucionet ekzistojnë vetëm në interes të qytetarëve, pavarësisht përcaktimeve dhe qëndrimeve të tyre, janë vendosur standarde moderne të cilat tërësisht do ta realizojnë pozicionin kyç të institucioneve, ndërsa ajo është – policia, shërbim i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Dita e policisë u shënua edhe në disa stacione policore të brendshme brenda vendit.