May 15, 2024
Maqedoni

MPB do të sanksionojë një polic për shkak qëndrimeve të tij në facebook pro Hamasit

MPB do të sanksionojë një polic për shkak qëndrimeve të tij në facebook pro Hamasit
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka ndërmarr masa disiplinore ndaj zyrtarit policor A.S për shkak publikimeve të tij në rrjetin social facebook, ku ka shprehur mbështetje për Hamasin, raporton SHENJA.

“MPB e njofton opinionin se Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale po vepron pas rastit me zyrtarin policor A.S dhe publikimet e tij në rrjetin social facebook në lidhje me sulet e Hamasit mbi Izraelin dhe kundër tij do të iniciohet procedurë disiplinore, gjegjësisht do të ketë sanksione adekuate. Qëndrimi i MPB-së dhe Qeverisë është i qartë dhe preciz. Fuqishëm i dënojmë sulet e grupit të Hamasit mbi Izraelin dhe solidarizohemi me popullin izraelit. Apelojmë për sanksione nëpërmjet dialogut. Bota ka nevojë për paqe”, thuhet në komunikatën e MPB-së. /SHENJA/