Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të shtuara të cilat do të ulen gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 4, ndërsa maksimale do të arrijë nga 11 deri në 16 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të pakta deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Në mëngjes në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë në 13 gradë.

sqShqip