April 26, 2024
Maqedoni

Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometerologjike, gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore me reshje bore.

Reshjet do të nisin nesër pasdite dhe do të shpeshtohen gjatë ditës së hënë.

Për shkak të motit të acartë dhe erës në drejtim verior, reshjet do të jenë në formë të borës edhe në vendet më të ulëta.

Më pas, sipas DHP-së, do të ketë stabilizim të motit.